×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha për djalin e tij se merret me prodhim të betonit, por cila është jeta reale e djalit të Lutfi Zharkut?

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 20:54

    Arkëtari i LDK-së, njëherësh ish-ministri i dy legjislaturave, Lutfi Zharku e ka biznesmen shumë të fuqishëm vëllanë, tek i cili po punon edhe një pjesë e familjes së tij.


    Ish-ministri i LDK-së, Lutfi Zharku, sot shfaqi një fotografi të djalit të tij i veshur në rroba prej punëtori, duke punuar në një fabrikë.

    “Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë”, shkroi ish ministri në Facebook.

    Por, djali është duke punuar në firmën e vëllait të tij. Sipas fotografive që djali i tij i ka postuar në Facebook, shihet që pas orarit të punës bënë jetë që nuk mund ta bëjnë shumë të rinjtë tjerë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

    Image

    Image

    Tha për djalin e tij se punon në ndërtimtari, por cila është gjendja financiare e djalit të Lutfi Zharkut?

    Zharku ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

    Sipas deklarimit të pasurisë që Zharku e ka shpalosur në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2019, shihet që disa anëtar të familjes i ka të punësuar në bizneset e vëllait të tij, Ilaz Zharku.

    Bashkëshortja i punon në “FAST” shpk, po ashtu edhe njëri prej fëmijëve në këtë biznes, dhe një tjetër në “Blissville” LLC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!