×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kurtit ia dhashë mundësinë me 5 letra, nuk mora asnjë përgjigje

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 21:15

    Në një intervistë për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.


    Thaçi u shpreh se nuk është ai që zgjedh qeveritë, por janë qytetarët e Kosovës.

    I pyetur se pse Kosova kishte 6 muaj kohë në 2014 dhe tani vetëm 20 ditë për të krijuar qeverinë e re, Thaçi ka thënë se është një dallim i madh sepse më 2014, PDK nuk ka qenë vetëm fituese e parë, por edhe fituese bindëse

    “Është një dallim i madh. Në 2014 PDK nuk ka qenë vetëm fituese e parë, por edhe fituese bindëse. Ka patur një tentative për të bllokuar krijimin e institucioneve. Atëherë ndodhi nga blloku opozitar, humbës. Kemi një system parlamentar. Askush nuk mund të krijojë qeverinë e vetme pasi I tillë është sistemi. Jetojmë në një realitet të tillë, të pavarur dhe multietnik.

    Tani është një situatë tjetër. Kryetari i Kuvendit është zgjedhur, kryesia e Kuvendit është zgjedhur, është zgjedhur kryeministri me 63 vota, ndërsa shkarkuam kryeministrin me 2/3 të votave. I kam dërguar 5 dërgesa dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Unë duhet të ruaj balancën si presidenti dhe ndaj kam vendosur që ajo parti ka shpenzuar kohën e arsyeshme”, tha Thaçi.

    Sipas Thaçit, Kosova ka Kushtetutën më të mirë në Ballkan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!