×
  • Lajme
  • Lajme

    Thatësi e madhe në Kosovë, hoxha nga Mitrovica fillon e qan: Na zunë gjynahet tona

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 11:39

    A ju kujtohet kur në vitin 2014 imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë faljes së namazit të xhumasë kishte qajtur dhe ishte lutur që të bjerë shi. Të njëjtën gjë e bëri edhe imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj.


    Pas thatësirave të fundit në Kosovë dhe rënies së nivelit të ujit në liqene, imami Fatmir Latifaj, tha kjo gjendje është si rezultat i “gjunaheve” tona.

    “Lusim allahun shi me na çu, sepse vëllazën thatësia këtë vend e ka mbërthyer shumë katune dhe qytete tona kanë fillu me mbetë pa ujë! Kjo është si rezultat i gjunaheve, dallavereve dhe poshtërsive tona”, thotë hoxha Fatmit Latifaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!