Thellohen përplasjet, Vetëvendosje i reagon Hazirit: Ndaloje këtë gjuhë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmë dha kritika për zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk u treguan burrëror, për t’u pozicionuar pas Vjosa Osmanit, si kryeministre e vendit.


Madje, Haziri shkoi edhe më tej, duke thënë se Osmani ka dalur më e votuar se sa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mirëpo, këto pretendime të Hazirit, po i kundërshton zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Haxhiu e thotë me bindje se Albin Kurti, ashtu sikurse Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalur fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Gazeta Blic.Për Haxhiun, është e qartë që Kurti, është lideri më i votuar i atyre zgjedhjeve, teksa i dërgon porosi kryetarit të Gjilanit.Për Hazirin, ajo kërkoi që ta ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe teksa kërkon nga LDK që të jetë më konstruktive edhe para certifikimit të zgjedhje, kjo pasi që sipas saj, nuk ekziston asnjë mundësi e vetme që Vetëvendosje, mos të dalë subjekti i parë në zgjedhje.

Haxhiu foli edhe për krijimin e Grupeve Punues mes LVV-së dhe LDK-së, duke e konfirmuar se ende nuk ka pasur asnjë takim mes tyre, pavarësisht që janë bërë pothuajse një javë nga krijimi i tyre.

“Ju e dini që kemi pasur një proces zgjedhor, ku Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur subjekti i parë në këtë proces zgjedhor. Kjo ka qenë e qartë që qytetarët e Kosovës, e duan Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin si kryeministër të vendit.Ne menjëherë pas 6 tetorit kemi nisur përpjekjet tona për të pasur një bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, ku kemi formuar dy grupe punuese. Nuk merrem me deklarimet e Lutfi Hazirit, pasi që ai nuk është pjesë e asnjë grupi punues, që është caktuar nga LDK. Për hir të së vërtetës ende nuk ka pasur asnjë takim mes grupeve punues, por ne cdo ditë po angazhohemi që të krijojmë mirëbesim me LDK-në.E ftoj zotërin Haziri që ta ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe, sepse tashmë qytetarët e kanë vendosur se cili subjekt ka përkrahje më të madhe. Edhe unë sot e konfirmoj që edhe subjekti jonë, por edhe kandidati ynë, ka dalur me më shumë vota se secila parti tjetër në Kosovë, e secili kandidatë tjerë.Pra, Albin Kurti, në këto zgjedhje ka marrë vota më shumë se secili kandidatë tjerë nga të gjitha partitë politike.Por, edhe po mos të ishte kështu, e drejta kushtetuese, e shpjegon qartë që qeverinë ta formojë subjekti më i madh, qoftë edhe më një votë më shumë”, ka thënë Haxhiu.