×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i policisë

    Therje me thikë në sheshin e Prishtinës, dy persona po intervistohen nga Policia

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 19:51

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orën 18:50, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhej në njoftimin e Policisë.

    Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!