×
  • Lajme
  • Lajme

    “Thirrjet e nënave” mirëpresin iniciativën për themelimin e Tribunalit për krimet serbe

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 19:11

    Nysrete Kumnova nga OJQ “Thirrjet e nenave” ka thënë se edhe si shoqatë edhe si familjarë kanë mirëpritur iniciativën për krijimin e një tribunali që do të gjykonte krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.


    “Kadri Veseli na ka ftuar në takim dhe na e ka shpjeguar iniciativën dhe si ide na ka pëlqyer. Kemi kërkuar që prioritet të jetë zbardhja e fatit të të pagjeturve që janë me mijëra që Serbia nuk i kthen. Kriminelët të dalin para drejtësisë. Ka qenë një ide e pëlqyeshme nga të gjithë dhe mbetetet të shihet. Dilema ekziston deri të shihet konkretisht”, ka thënë Kumnova, njofton Klan Kosova.

    “Ndoshta institucionet që merren me këtë çështje e analizojnë më mirë sesa ne familjarët. Shpresën e kemi që të bëhen diçka më shumë për këtë çështje. Janë hapat e parë dhe s’po e dimë se di do të jetë”.

    “Gjykata Speciale nuk më ka pëlqyer sepse po gjykohen njerëzit e Kosovës – viktimat. Duam drejtësi për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë sepse ende nuk asnjë kriminel nuk është dënuar”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.

    Kumnova ka dhënë emrat e dy serbëve që ia kanë marrin djalin e saj Albionin që ende është i zhdukur dhe pesë anëtarë tjerë të familjes së gjerë.

    “Me 31 mars 1999 në 14:30 kanë hyrë persona të uniformuar me uniforme të ushtrisë serbe – nuk kanë qenë policë. Kanë qenë Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raçiq. Ata jetojnë në Nish por askush nuk i ka ndjekur. Ata jetojnë të lirë. Kemi komunikuar gjatë luftës me ata njerëz. Kam shkuar me kunatën – Ferdonije Qerkezi. Na kanë thënë se ‘se nuk do t’i gjeni kurrë ata derisa ne t’ju tregojmë’”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!