×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhen xhamat e selisë së partisë serbe në veri

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 17:14

    Xhamat e selisë së partisë SNS që ndodhet në qendër të veriut të Mitrovicës janë thyer sot në mëngjes pothuajse të gjitha, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.


    Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kësaj partie, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.

    “Një grua e sëmurë i ka thyer xhamat, jo vetëm tonat, por të disa lokaleve. E kanë dërguar te mjeku”, ka thënë shkurt Simiq, raporton kp.

    Mësohet se xhamat me specifika dhe dimensione të veçanta për këtë seli janë porositur menjëherë në Serbi dhe do të vendosen nesër, ndërsa deri atëherë anëtarët e kësaj partie i kanë rivendosur copëzat e thyera të këtyre xhamave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!