Policia e Kosovës ka njoftuar se me të marrë informatës nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë po transportohen në mënyrë të pasigurtë për në shkollë, ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, kanë bërë të ditur se përveç gjobës prej 150 eurove, edhe e kanë larguar automjetin nga qarkullimi, transmeton Reporteri.net.
“Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Siguria në rrugë, qëllimi jonë i përbashkët
Prishtinë 14 tetor 2021- Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.
Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, andaj për sigurinë e të gjithëve në rrugë, kërkojmë nga pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.