×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëheq Vjosa Osmani: Këta janë kandidatët më të votuarit e LDK-së në Gjakovë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 17:04

    Janë bërë publike votat e kandidatëve të Lidhjes Demokratike në Kosovë në Komunën e Gjakovës.


    Kandidatja më e votuar është Vjosa Osmani, pretendentja për kryeministre, ajo ka arritur të marrë 6 mijë e 135 vota në këtë komunë, pasuar nga Anton Quni, i cili ka marrë 2 mijë e 351 vota, i treti me radhë është Rrustem Letaj me 2 mijë e 433 vota, ndërsa Luan Gola ka arritur të marr 2 mijë e 152 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e tretë më e votuar në Komunën e Gjakovës me 7.316 vota ose 18,01 për-qind. Bindshëm në këtë komunë ka fituar koalicioni AAK-PSD, me një rezultat prej 34,60 për-qind ose 14,053 vota gjithsej.

    Subjekti i dytë me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka siguruar 12.533 vota ose 30,86 për-qind.

    Kjo është lista e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!