Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot në Prishtinë me shefin e Komandos së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, gjenerallejtënant Vesa Virtanen, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se Ulutash dhe Virtanen kanë shkëmbyer mendime mbi tendencat më të fundit të sigurisë, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen e përditshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Komandanti i misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me shefin e Komandës së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, gjenerallejtënant Vesa Virtanen, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.
Ata shkëmbyen mendime mbi tendencat më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e përditshme për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti kontributin e gjatë të Finlandës për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.