Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar ditëlindjen ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë, Kurti i ka uruar Sveçlës ditëlindjen.
“Të nderuar ministra dhe zëvendësministra, vjen një moshë që festimi i ditëlindjes është pak i vështirë për shkak të vjetëve. Por më duhet që të ju njoftoj se sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka ditëlindjen. Urime Xhelal edhe po kaq të tjera”, ka qenë urimi i Kurtit.
Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Qeverisë u morën disa vendime, ku njëri ndër ta ishte subvencionimi i bizneseve me 6 milionë euro, si dhe paga shtesë për mjekët dhe policët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.