Valdete Daka tregon nëse ka gjasë për t’u rinumëruar të gjitha votat

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administritmit të procesit, por sipas saj komisioneret janë ata që po e prishin procesin tash.


Në RTK, ajo tha se ajo që e kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit.

“Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë, sepse është provuar të bëhen allashvërishe të ndryshme”, ka deklaruar Daka.

Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla.

“Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka. Kryetarja e KQZ-së, tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kerkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formular. Sipas saj KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepses ka bazë ligjore për këtë. Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ajo tha se për ligjshmërinë e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin, kurse procesin e votimit të diasporës e ka quajtur lehtë të kompremetueshëm.

Sipas të gjitha gjasta sipas kryetarë së KQZ-së, përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor.