×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi: Burrat e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë, tash duhet me na përkrahë

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 17:48

    Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci.Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme, raporton RTV21.


    E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman tha se pas kësaj proteste pret që fut UN në listë raportin e Kosovës në listën e tyre. “Me kërku drejtësi internacionale UN me i bo presion Serbisë me pranu fajin, me pranu atë krimin që e kanë bo edhe drejtësia shkon në vend”, tha Krasniqi Goodman.

    Ajo po ashtu bëri thirrje që tema e dhunimeve të mos mbetet tabu por femrat e dhunuara të përkrahen.“Për meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë neve, ata bile së paku tash duhet me na përkrahë se na ishim ato femrat, ato nanat edhe ato motrat, vajzat që i larguam meshkujt prej shpije për mos me i ndodh diçka prej serbit, kurse na u ballafaquam, fyt për fyt luftuam me serbët”, tha ndër tjerash Goodman.

    Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore.Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!