×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një zyrtar i LDK-së

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 13:31

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar qytetarët se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Murat Ajeti.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka shprehur ngushëllime familjes Ajeti e miqve të tij.

    “Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta, të punëtorit e veprimtarit të LDK-së, Murat Ajeti. Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqëve të tij”, thonë LDK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!