×
  • Lajme
  • Lajme

    Vehbi Kajtazi: Duhet penguar me çdo kusht zgjedhja e Osmanit presidente

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 17:20

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pasi kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme tha se duhet të votohet presidenti përndryshe vendi shkon në zgjedhje.


    Kajtazi thotë se ka ndryshuar mendimin sa i përket çështjes së presidentit. Anipse ai dikur ishte i bindur që duhet të votohet Osmani për presidente, ai sot thotë se eka ndryshuar këtë qëndrim.

    Ai thotë se duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e Osmanit si presidentet. Sipas tij, kërcënimit për zgjedhje duhet t’ju përgjigjen me gatishmëri për zgjedhje.

    “Deri sot kam qene i bindun qe duhet me votu Vjosën presidente. Sot kam ndryshu mendim. Le qe nuk duhet por duhet me pengu me çdo kusht. Kërcënimit me zgjedhje duhet me iu përgjigj me gatishmëri për zgjedhje. Mos mendo se ky popull hane bari sepse është i njëjti që e ka votu Hashim Thaçin dhe e ka rrezu. Të njëjtën ta bën edhe ty lideri “suprem””, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!