×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli tregon kur do të shkojë vendi në zgjedhje

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 22:01

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ndërsa ka folur për mundësinë e shkuarjes se vendit ne zgjedhje ka kritikuar opozitën duke thënë se ka tre muaj që flet për ngritjen e mocionin e mosbesimit dhe nuk vepron.


    Ai thotë se politika kosovare së pari duhet të bëhej bashkë për të tejkaluar sfidat që i ka, ku bën pjesë edhe procesi i dialogut me Serbinë.

    “Do të ishte më mirë të dalim më të përgatitur dhe pastaj të ulemi pozitë e opozitë dhe të shkojmë tek vendimmarrja që është edhe demokratike. T’iu ofrojmë më shumë zgjedhje, më shumë alternative.
    Nuk e di se a është opozita për zgjedhje në rend të parë, apo e ka për ta mbajtur elektoratin. Nuk shoh seriozitet dhe nuk po jep argument për zgjedhje të parakoshme. Janë të paqartë edhe në rrëzimin e qeverisë”, ka deklaruar Veseli në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar problemet që kanë me LDK-në për ta ngritur mocionin ndaj Qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!