×
  • Lajme
  • Lajme / Lëndohet shoferi

    Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë-Duhël

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 8:45

    Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në rrugën Carralevë- Duhël.

    Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 07:20, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim në emergjencë.

    Shaqiri ka bërë të ditur se për pasojë rruga Carralevë- Duhël është bllokuar derisa kamioni i aksidentuar të largohet.

    “Ju informojm se sot me datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.

    Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është I përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net/ Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!