Vetëm dy ose tri operacione në muaj i bëjnë katër mjekët specialistë të oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit. Duke u bazuar në numrin e operacioneve del se gjysma e specialistëve e kalojnë muajin pa e bërë asnjë operacion. Drejtori i Spitalit ankohet se e ka stafin të papërvojë dhe për këtë shkak pacientët referohen në Prishtinë.
Vetëm dy deri në tri operacione në muaj i kryejnë katër specialistët e oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit, ndonëse reparti ballafaqohet me kërkesa të shumta të pacientëve.
Se kryhet një numër i vogël i ndërhyrjeve në muaj e pranojnë edhe drejtuesit e Spitalit të Gjilanit, ndonëse burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se shpeshherë ka ndodhur që asnjë ndërhyrje nuk është realizuar gjatë muajit në Repartin e Oftalmologjisë në Gjilan.
Qytetarët e Gjilanit, që kanë nevojë për shërbime të tilla mjekësore, duhet të drejtohen në Klinikën e Oftalmologjisë në Prishtinë, pasi që në komunën e tyre s’mund t’i marrin shërbimet e nevojshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.