×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje flet për “pazaret” për ndarje postesh me LDK-në

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:23

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja dolën parti të para në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Ato tashmë kanë mbajtur takimin e parë në nivel të lartë, ku janë takuar Albin Kurti dhe Besnik Bislimi nga VV me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin nga LDK, ku janë dakorduar që të jenë 30 % femra në ekzekutivin e ardhshëm dhe që të formojnë grupet për bisedat të mëtejme.

    Media të caktuar kanë raportuar se partia e VV dhe LDK kanë dallime sa i përket ndarjes së dikastereve qeveritare.

    Arsyeja është se LDK-ja i kërkon 7 ministri, kurse VV-ja ia ofron veç 5.

    Reporteri.net ka kontaktuar nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, e cila ka mohuar raportimet e tilla.

    “Nuk ka bisedime në nivel të ndarjes së ministrive. Është duke u prit përfundimi i rezultatit. Së pari do të flasim për çështje programore, kështu që njëherë është draftimi i programit, një program qeverisës që do të jetë në të mirën e qytetarëve dhe pastaj në postet ministrore do të vijnë njerëz të përgatitur. Së pari duhet të formohet qeveria Kurti, ajo është garancioni i ndryshimit që të gjithë qytetarët kanë pritur në Kosovë”, ka deklaruar Kollçaku për Reporteri.net.

    Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një deklarim për mediat ka mohuar fillimin e bisedimeve për ndarjen e ministrive.

    “Nuk ka asgjë të vërtetë. Deri tani nuk kemi diskutuar për ndarjen e ministrive”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se Vetëvendosje përmes Glauk Konjufcës ka thënë se ata synojnë t’i drejtojnë tre ministritë e rëndësishme, Ministrinë e Financave, të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!