×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet viktima e shtatë e aksidentit në Kroaci, është një 46-vjeçar nga Podujeva

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 23:05

    Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, u mori jetën dhjetë kosovarëve të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania për në Kosovë.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson nga burimet e saj se në mesin e viktimave është edhe një 46-vjeçar nga komuna e Podujevës me inicialet S.Rr.

    Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, konfirmoi për mediet se Gjakova është ndër më të prekurat nga ky aksident, me katër viktima të konfirmuara deri më tani.

    Përveç këtyre, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson nga burimet e saj se në mesin e viktimave është edhe 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e cila kishte marrë rrugën nga Austria për në Kosovë.

    Vdekjen e 18-vjeçares e ka konfirmuar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, i cili bëri të ditur se nga kjo komunë janë shënuar dy viktima në aksidentin tragjik.

    Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!