×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia pas masave të reja: Jemi në gjendje të rëndë, varianti i ri britanik është më shpërndarës

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 16:19

    Pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën u miratuan masat e reja anti-Covid, kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë dalë para mediave.


    Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Kurti tha se vendimi për masat e reja është përgatitur nga MSH dhe i njëjti është votuar në mënyrë unanime nga ministrat.

    Ndërsa, ministri Arben Vitia tregoi arsyet që e çuan vendin në masa të reja kundër koronavirusit.

    Ai shtoi se ditëve në vijim priten edhe kontigjente të tjera me vaksina.

    “Javën që lam pas mirëpritëm kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, nga dita e parë si Qeveri e re kemi intensifikuar punën për sigurimin e sa më të shpejtë e në numër më të madh të vaksinave për qytetarët. Brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë të marrim konfirmime për sigurimin e vaksinave të reja”, tha Vitia ndër të tjera.

    “Jemi në gjendje të rëndë prandaj edhe masat që duhet t’i ndërmarrim duhet të jenë në përputhje me këtë gjendje të rënduar…Ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varainateve të reja me COVID-19, sidomos ai britanik. Varinati i ri britanik është më shpërndarës, është më agresiv dhe i prek moshat e reja…Gjendja në spitale është shumë e rëndë…Brenda pak ditësh numri i të shtrireve në spitalet tona do të kalojë numrin 1 mijë”, tha Vitia ndër të tjera.

    “Ne kemi pasur edhe shumë takime e konsultime por mbi të gjitha masat në vijim janë bazuar në shkencë dhe fakte”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!