×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Thaçit në QKUK, tekniku i Radiologjisë: EULEX s’na linte të flasim, vetëm përshëndetje

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 17:48

    Tekniku i radiologjisë, Selman Rexhepi ka folur për vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi në QKUK ku e vizitoi babanë e tij.

    Ai tha se e ka takuar “me lot në sy” Thaçin.

    “Jam shumë i lumtur që e kam takuar… Ai është luftarak i madh i çështjes kombëtare. Të gjithë luftëtarëve që janë në Hagë po ju bëhet e padrejtë”, tha ai në T7.

    Rexhepi shtoi se EULEX’i nuk e ka lënë të flasë me Thaçin.

    “Vec përshëndetje se nuk na linte EULEX’i”, tha ai.

    Rexhepi shtoi se Thaçi qëndroi pranë babait të tij për rreth tri orë.

    Ai tha se gjendja e babait të Thaçit “nuk është e mirë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!