×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani e takon Senatorin Ron Johnson

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:33

    Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Osmani ka njoftuar se dje është takuar edhe me senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili para disa ditësh kishte qenë për vizitë në Kosovë.

    “Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, i cili shërben në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar Osmani, pa dhënë shumë detaje rreth takimit.

    Ndryshe nënkryetarja e LDK’së dje ka takuar edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ndërsa të martën është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropë nga Këshilli për Siguri Kombëtare, John Eath.

    Gjatë kësaj vizite në Washington, Osmani ka takuar gjithashtu edhe kongresmenin Dean Philips.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1468430066652586

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!