×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani i dorëzon Glauk Konjufces detyrën e Kryeparlamentarit dhe u.d. të Presidentit

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 12:02

    Ish-Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ia ka dorëzuar detyrën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufces, i sapo zgjedhur në këtë detyrë. 


    Pak më herët, me 69 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë, shkruan Reporteri.net.

    Kundër zgjedhjes së Konjufcës në krye të Kuvendit, kanë votuar 33 deputetë, derisa nuk ka pasur asnjë abstenim.

    Në mesin votave për Kunjufcen ishte edhe ajo e një deputeti të PDK’së, madje, e nënkryetarit të kësaj partie, Xhavit Halitit, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca e ka pranuar menjëherë detyrën e Kryeparlamentarit, sapo ka përfunduar seanca e konstituimit të Kuvendit.

    Rrjedhimisht, atij do t’i duhet ta ushtrojë edhe detyrën e Presidentit të vendit, deri në zgjedhjen e shefit të ri të shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca e ka falënderuar Osmanin, ndërkaq është shprehur i lumtur që po e merr këtë detyrë nga ajo.

    “E falenderoj zonjën Vjosa Osmani… E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes”, tha Konjufca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!