×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq, mallkim për të pabesët që e vranë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 17:06

    Vjosa Osmani ka nderuar ish-kreun e Suharekës, Ukë Bytyqin.


    Osmani thekson se Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

    “Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi.
    Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”, ka shkruar ajo në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!