×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: BE-ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 12:18
    Eurodeputetja, Viola von Cramon

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.


    Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

    “Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!