×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Asociacioni nevojitet kudo që jetojnë serbët në Kosovë

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 12:08
    Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për medie, ka thënë se kudo që jetojnë serbët në Kosovë nevojitet Asociacioni.

    Vuçiq shtoi se serbët në Kosovën në jug të Ibrit jetojnë si në një geto.

    “Të gjithë ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, jetojnë si në geto. Ata nuk kanë as kornizë institucionale, dhe pa marrë parasysh faktin se po ndërtojmë një spital të madh në Graçanicë, të gjithë duan vetëm të marrin në dorë Mitrovicën e Veriut. Për shkak se ajo mbështetet kundër Serbisë qendrore, atje është më e lehtë për ta. Ne kemi nevojë për Asociacion të komunave serbe kudo ku jetojnë serbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kjo u jep serbëve një kornizë institucionale për veprimet e tyre. Përralla të shpikura, mund të bëni çfarë të doni, kjo është e rëndësishme për ne”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!