Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiq patën një përplasje sa i përket njohurisë së gjuhës angleze.
Për herë të parë, kur presidentit iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe.
Këtë herë reagoi edhe Vuçiq, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.
“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiq homologut të tij kosovar.
Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Kjo nuk e ndali presidentin serb që vazhdoi t’i thotë presidentit të Kosovës që të flasë në gjuhën angleze, kësaj radhe madje edhe duke e tallur.
“ Pyetne Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” tha Vuciq.
Në këtë forum po bisedohet me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.