×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq takon serbët e Veriut të Kosovës dhe kërcënon: Unë nuk jam si të tjerët, Serbia nuk është si dikur

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 17:20

    Një takim është zhvilluar në Rashkë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët e shkuar atje nga veriu i Kosovës.

    Sipas mediave serbe, në fillim të takimit, Vuçiq tha se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.

    Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

    Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.

    Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës.

    “Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në fillim të takimit.

    Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë.

    “Unë jam duke pritur të takohem me serbët nga Kosova. Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën”, ka thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!