Lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në Prishtinë, në të cilin u pa se ishte përfshirë edhe zëvendësministri Xhelal Sveçla, reagim ka bërë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Ai thotë se aktivistët e Vetëvendosjes janë kudo në mbrojtje të Republikës, të të varfërve dhe të të shtypurve
”Aktivisti i VV-së është aktivist kudo. Në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të të varfërve, të shtypurve. Aktivisti është zëri i artikuluar dhe i organizuar i popullit. Aktivisti i VV-së nuk e luan zyrtarin i cili hesht teksa para syve të tij rrahet i mituri i varfër që siguron kafshatën e gojës. VETËVENDOSJE!”, shkruan ai.
Sidoqoftë, në pamejt e publikuara nga mediat shihej Sveçla teksa përplasej me një person në mes të lokalit, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.