Pas publikimit të përgjimeve që shpërfaqin korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka.
Blaka përmes rrjetit social Facebook ka pretenduar se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, qysh para një viti kishte shpjeguar për korrupsionin në këtë ministri me tenderët njëburimor.
“Pas skandalit 120 milionësh të ambasadorit Berishaj, gazetaria hulumtuese filloi të zbardh korrupsionin astronomik në Ministrinë e Liburnit dhe ati Durmishit. Kur kryetari Haradinaj, para rreth 1 viti, filloi të shpjegonte për tenderët një burimor të kësaj ministrie, e majta ekstreme i kundërvihej me demagogji, ashtu siç e kanë zanat”, ka shkruar Blaka.
Ai ka përfunduar duke thënë se “Filluan të dalin edhe përgjimet, ku argumentohet hajnia e shokut kryesor të Albinit. Krejt dhe drejt”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.