Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me ndarjen e shtesave prej 100 euro, kryesisht në fundvit, vetëm me vendime qeveritare.
Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, i pyetur se a do të vazhdojë kjo praktike nëse LDK’ja vie në krye të Qeverisë, Hoti tha se këto çështje duhet të rregullohen me ligj, ashtu që të përcaktohen kriteret për përfitim.
“Këto punë duhet të bëhen me ligj që të mos jetë diskrecion i Qeverisë shfrytëzimi i buxhetit për situate të tilla. Pra, duhet të nxirret ligji përkatës që e normon një asistencë apo ndihmë që shteti ia jep një kategorie të caktuar të qytetarëve, qofshin ato gratë lehona, fëmijët ose pensionistët ose familjet me asistencë sociale ose grupet e ndryshme të shoqërisë që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka thënë Hoti.
Ai tha se kjo nuk ka ndodhur gjatë Qeverisë Kurti.
“Ky është tregues i abuzimit të qeverisë me autorizimet e veta sa i përket buxhetit…”, ka shtuar ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.