Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh për të grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Abdixhiku iu ka bërë thirrje atyre që ta shohin LDK përtej vijave partiake, derisa ka theksuar projektet konkrete që ka prezantuar.
‘’Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katër vjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë e pesë mijë të rinj të Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.
‘’Ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar gjithherë’’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.