Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur me gra të Gjilanit, tregoi se fjalimin sot, ia besoi gruas së tij, Albinës, e cila ia shkroi Abdixhikut.
‘’Me gjithë këtë fushatë, takime, rrugëtime, debatet me burrat që mendojnë se dinë gjithçka – mendova: “Kush është më e zonja për ta bërë këtë punë?’’. Dhe e lashë në duart e Albinës, bashkëshortes’’, potencoi Abdixhiku para grave.
‘’Prandaj, për të gjitha gratë e Gjilanit: A jemi gati ta marrim fatin tonë në duar? A jemi gati t’i lëme burrat pak anash dhe të tregojmë si bähen gjerat si duhet? Nese po – atëherë te ecim perpara! Sepse e ardhmja nuk është vetëm e Kosovës… e ardhmja është e grave të Kosovës’’, deklaroi Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.