×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku në tubimin përmbyllës: Atyre që e kërkuan shuarjen tonë, iu themi na shihni përpak

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 19:25

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Para mijërave pjesëmarrëseve, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi se LDK po kthehet.

    “Për nxitësit e urrejtjes ndjejmë vetëm keqardhje, për fuqinë tonë ndiejmë vetëm mburrje dhe krenari. Prandaj të gjithë atyreve që kërkuan mbytjen tonë, shuarjen tonë, shtypjen tonë, u themi na shihni përpak, na shihni përreth. Kjo është LDK-ja ime”, tha Abdixhiku.

    Ai tutje vijoi: “Në çdo tubim të vogël, të mesëm e të madh e kuptuam misionin tonë fisnik, nuk kishim helm, mllef e inat për tjetrin. Jemi pak për t’u ndarë, e përçarë. Kemi kundërshtarë të jashtëm mjaft”, tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!