×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku pas tubimit në Arbëri: Takova nga ata që vinin në tubimet tona për herë të parë

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 23:55

    Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe banorë të lagjes Arbëria në Prishtinë.

    “Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, na priti sonte si asnjëherë më parë! Takova qytetarë, familje e banorë të kësaj lagjeje – nga ata që vinin në tubimet tona për herë të parë tek të tjerët që janë gjithnjë mes nesh!” – tha Abdixhiku.

    Abdixhiku u shpreh se ky entuziazëm është një “frymë e re”, që tejkalon ndarjet partiake dhe se qytetarët e Kryeqytetit kërkojnë ide dhe projekte konkrete.

    “Kjo është frymë e re! Këtë entuziazëm, nuk e kemi parë ndër vite! Çfarë po ndodhë është frymë, është dashni, është lëvizje politike që i tejkalon vijat partiake! U fola për projektet tona në Kryeqytet. Njerëzit e Prishtinës po duan të dëgjojnë ide konkrete, projekte konkrete, punë konkrete – dhe këto i kanë tek ne! Kryeqyteti po ecë djathtë!” – shtoi kreu i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!