×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Fushata

    Abdixhiku përmbyll ditën në Ferizaj: Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në këtë qytet

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 22:31

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Komogllavë të Ferizajit, ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit.

    Abdixhiku ripërsëriti zotimin për ndërtimin e një centrali të ri me gaz në Ferizaj, si dhe realizimin e linjës së gazit amerikan.

    “E përmbyllëm ditën në tubimin tonë në Komogllavë të Ferizajit! 📍 Entuziazëm i jashtëzakonshëm – si në çdo tubim të LDK-së gjithandej vendit! 🔥 Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj, dhe linjën me gaz amerikan e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim!” – tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!