×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 10:51

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Suharekë tha se qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit.

    Sipas tij qytetarët janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

    “Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se ata nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit! Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, prandaj ky mobilizim nuk është i rastësishëm – është fryma e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin, në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e shtëpi”, tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!