×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë dhe s’ka asgjë që e ndalë

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 14:51

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rikthimi i LDK’së po ndodhë dhe se s’ka asgjë që e ndalë.

    Abdixhiku ka thënë se ky është një moment kritik për vendin.

    “Po ndodhë, në një moment kritik për vendin. Për familjet tuaja, për rininë tonë, për qytetarët tanë. Jemi në një momentum të shkëlqyeshëm politik. Këtë e vërejmë në takime me ju. E kemi të qartë thirrjen tuaj. E kemi të qartë dhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor, në mënyrën se si bëjmë politikë, në mënyrën se si zhvillojmë projekte, në mënyrën se si kujdesemi për njerëzit tanë, e mbi të gjitha, në drejtimin e vendit drejt rrugëtimit tonë identitar, drejt familjes euroatlantike. Aty është destinacioni jonë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Istog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!