Një person është arrestuar në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, pasi dyshohet se e ka fotografuar votën dhe pastaj i ka sulmuar zyrtarët policorë.
Detaje në lidhje më këtë ka dhënë drejtoresha e shkollës “Xheladin Rekaliu”, Arjeta Bashota.
Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:40, ku një qytetar e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar.
“Rreth orës 07:43 minuta është parë një qytetar duke e fotografuar qytetarin tjetër duke votuar, pastaj është ndaluar nga Policia, në ndërkohë është bashkuar edhe qytetari i dytë. Policia ka kërkuar që t’i shohë fotografitë dhe të fshihen, ku personi i dytë ka qenë agresiv ndaj policëve duke i shtyrë, ku ka filluar konfrontimi. Pastaj policët janë detyruar të përdorin sprej dhe ta arrestojnë qytetarin”, ka potencuar Bashota për Klan Kosova.
Mes tjerash, ajo ka bërë të ditur se dy policët kanë pësuar lëndime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.