×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Deklarata e Ministrit

    Bajrami: Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuran Muratin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 9:43

    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe ta hetojë atë dhe ata që ai i akuzon për kontrabandë.

    Këtë reagim Bajrami e ka bërë duke iu referuar një deklarate të Muratit, në një intervistë mbrëmë.

    Bajrami ka thënë se nëse Ministri Murati e di se sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton, “ai po fsheh një krim”, shkruan Reporteri.net.

    “Ministri pretendon se e di sa ka qënë kontrabanda në vitet e kaluara dhe se ai mund të masë atë përmes “një indikatori të “importit potencial”, duke supozuar se importet duhet të jenë 61% e bruto prodhimit vendor. Një qasje e tillë është qesharake dhe e pabazuar shkenctarisht. Por problemi kryesor është ky: kontrabanda është krim dhe dënohet me ligj.

    Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo e ka pyetur Muratin edhe se ku kanë shkuar paratë për investimet kapitale.

    Bajrami ka thënë se sipas të dhënave zyrtare – Serive Fiskale Mujore të Ministrisë së Financave, nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2024, janë shpenzuar 444 milionë euro për investime kapitale, ndërsa vetëm në muajin dhjetor janë shpenzuar 210 milionë euro.

    “A ka ndonjë logjikë që për 11 muaj shpenzohen 444 milionë euro, ndërsa vetëm në dhjetor – muaji më i pafavorshëm për realizimin e projekteve kapitale – shpenzohen 210 milionë euro? Pra, ka dy mundësi: Këto paratë janë shpërndarë në mënyrë të parregullt si avanse për interesa elektorale. Ose këto investime janë fiktive dhe nuk kanë ndodhur realisht. Hekuran, hajde trego ku shkuan këto para! Mjaft me manipulime dhe tregues qeshark!”, ka shkruar Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!