×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 16:06

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.

    Hamza u ka bërë thirrje grave që me këmbëngulje ta kërkojnë atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë.

    Ai ka thënë se Kosova është mirë kur #MaMirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës.

    “Gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia jonë ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ftesa ime është e qartë: kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë. Edhe mesazhi im është i qartë: Kosova është mirë kur #MaMirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!