Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të një pensionisti, i cili ankohet se me pensionin që e merr po e ka problem t’i blej edhe gjërat esenciale për vete.
“Çmimet janë rrit gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt, u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, thotë pensionisti.
Ndërsa, Hamza thotë se asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit.
“Pensionet bazike do t’i rris për 70%. Pensionistët kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, thotë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.