×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% – unë çdoherë e mbaj fjalën

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 9:53

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një video, ku radhit përkrahjen 70%, 50% dhe 30% në kuadër të programit të tij.

    Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e ka ekipin dhe programin më të mirë.

    “Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset”.

    “Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!