×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 22:55

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe me qytetarët e Hajvalisë.

    Hamza u ka kërkuar atyre që të bëhen zëri i tij në ditët e ardhshme dhe të flasin me familjet, me shoqërinë, me kolegët për t’i garantuar për programin e tij.

    “Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme. Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit. Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim. Siguroni që gjithmonë e mbaj fjalën! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!