×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    Cana, PDK: 900 milionë euro i kemi humbur nga BE-ja për shkak të sanksioneve në këto katër vite qeverisje

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 12:48

    Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana ka mbajtur tubime në Pataqan të Epërm, Nushpal Denjë dhe Dobidol, ku është pritur nga banorë të shumtë.

    Cana i PDK-së, gjatë takimet me qytetarët, tha se Kosova i ka humbur 900 milionë euro për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE-ja.

    “900 milionë euro i kemi humbur nga Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve këto vite qeverisje. Po të kishte plan Serbia, nuk do të mund ta bënte këtë që e ka bërë qeveria”, thotë Cana para banorëve të këtyre vendeve.

    “Bashkë për të ardhmen më të mirë”, shton Cana në videon e publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!