×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Cana, PDK: Numri 131 simbolizon forcën, vizionin dhe përkushtimin për një Kosovë më të mirë

    Reporteri
    06 Janar 2025 | 15:40

    Partia Demokratike e Kosovës mban numrin 131 për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana ka thënë se ky numër simbolizon forcën, vizionin dhe përkushtimin për një Kosovë më të mirë.

    Në një postim të bërë në Facebook, Cana shkruan se numri që ai mban për deputet, 44, reflekton energjinë pozitive dhe vendosmërinë për të çuar përpara interesat e qytetarëve.

    “Partia Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me numrin 𝟏𝟑𝟏, një numër që simbolizon forcën, vizionin dhe përkushtimin për një Kosovë ma të mirë. Ndërsa unë Edon Cana, kandidat për deputet mbaj numrin 𝟒𝟒, një numër që reflekton energjinë pozitive dhe vendosmërinë për të çuar përpara interesat e qytetarëve”, ka shkruar Cana në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!