Deri në orën 11:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 8.58 për qind e votuesve të regjistruar, apo 169,032 votues. Kjo pjesëmarrje është më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në vitin 2021, deri në orën 11:00 patën votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Në shifra i bie 23 mijë e 382 votues më shumë.
Procesi i votimit deri më tani nuk është shoqëruar me ndonjë incident të madh.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.