Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti për fëmijët dhe thirrjet ‘babë’ në tubime. Daut Haradinaj ka thënë se Kurtit i ka humbur rruga në oborr.
“Skandali i radhës i Kryeministrit Kurti të cilit i ka humbur rruga në oborr. Në mungesë të një oferte për qytetarët, ai ka filluar të duket qesharak. Vetëm dëgjojeni si shprehet para popullit, duke shkuar aq larg sa t’u thotë: “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste.
“Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin. Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit”, është shprehur Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.