Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmëri e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se të shtunën do ta mbajnë tubimin përmbyllës në Pejë, i cili sipas tij, do të jetë tubimi më i madh politik që nga paslufta në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se nga Peja do t’ju përgjigjen kundërshtarëve, nga të cilët, siç tha ai po sulmohen.
“Peja është qyteti ku është nisur Aleanca edhe meqë po sulmohemi drejtpërdrejtë pikërisht në Pejë, po dojmë me e kthy përgjigjen pikërisht aty ku e kemi nisur dhe mendojë që do të jetë një përgjigje edhe për kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka thënë se rënia e LVV-së në pjesën e Dukagjinit është e theksuar dhe kjo shihet edhe nga dështimet e tubimeve dhe në nervozën e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.